Vasili: Qindra milion për konçesione, asnjë qindarkë për një spot për Ethet e Nilit

0
129

Kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili permes nje postimi ne facebook ka reaguar per heshtjen e qeverise per nje spot per Ethet e Nilit. Vasili ka theksuar se qeveria qe shqyen qesene per koncesionet kursen edhe qindarkat dhe nuk ben nje spot televiziv te vetem informues per qytetaret. 

Postimi i plotë:

Qindra milion per koncesione asnje
qindarke per nje spot per Ethet e Nilit.

Ethet e Nilit jane nje kercenim i qarte dhe serioz.
Parandalimi eshte themeli i evitimit te rasteve fatale.
Europa mjeksore, por edhe Ballkani ne vecanti jane te shqetesuar seriozisht per kete.
Ne te gjitha shtetet kufitare ka raste shfaqjeje ka dhe raste me humbje jete.
Cfare pret qeveria qe te ndodhin vdekje dhe pastaj te bejne sikur qajne e ngasherehen nga hidherimi,komedi te cilen kjo qeveri e luan pacipesisht.
Qeveria, qe ben spote dhe video pa fund edhe per nje mur qe lyhet diku apo per nje rruajtje mjekre te kryeministrit ka mbyllur gojen.
Qeveria dhe ERTV nuk kane shpenzuar asnje minute te vetme per te informuar apo sensibilizuar qytetaret.
Asnje titullar i Ministrise se Shendetesise nuk ka bere asnje prononcim te vetem zyrtar per kete problem te rendesishem te shendetit publik sic jane Ethet e Nilit Perendimor.
Qeveria qe shqyen qesene per koncesionet kursen edhe qindarkat dhe nuk ben nje spot televiziv te vetem informues per qytetaret.
Qeveria eshte memece se gjuhen ja shkulen koncesionet.
Papergjegjshmeri dhe Injorance e tille nuk eshte pare ne shendetesi.
Respekt per punonjesit e shendetit publik,qe ndonese pa perkrahje dhe te nenvleresuar nga kjo qeveri injorante bejne punen e tyre me perkushtim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here