Nis hetimi për suedezin e kapur me 19 pistoleta në Muriqan

0
188

Prokuroria për Krimet e Rënda pritet të nisë dy letërporosi për llogari të hetimit të nisur ndaj shtetasit suedez Rickard Sebastian Vall, i arrestuar me 19 pistoleta në pikëkalimin e Muriqanit.

Sipas burimeve, një prej tyre do t’i drejtohet autoriteteve të Kosovës, ku suedezi 21-vjeçar ka qëndruar katër ditë dhe ku pretendon të ketë marrë armët nga një person i panjohur. Përmes letërporosisë prokurorët e Krimeve do të kërkojnë nëse në vendin e takimit ka pasur kamera sigurie, apo edhe në vende të tjera ku ai ka pasur kontakte me persona të përfshirë në trafik.

Letërporosia tjetër do të niset drejt Suedisë. Përmes saj hetuesit do të kërkojnë informacion për 21-vjeçarin, nëse ai ka qenë i proceduar më herët nga autoritetet e këtij vendi.

Aktualisht, Sebastian Vall po qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”, caktuar për të enjten nga Krimet e Rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here