Indi, mbi 160 të vdekur nga përmbytjet

0

Më shum se 160 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të cilat u shkaktuan nga të reshurat e rrëmbyeshme në shtetin federal të Indisë, Kerala.

Loading...

Ekipet e shpëtimit me helikopter dhe varka janë në përpjekje për të shpëtuar qindra njerëz të cilët kanë hipur në çatitë e shtëpive. Në ditët e kaluara, mijëra shpëtimtarë kanë punuar në evakuimin e mbi 150 mijë njerëzve.

Në gjithësej 14 rajone në shtetin federal është aktivizuar alarmi i kuq. Në disa rajone është ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji elektrike.

Shatë shtete federale të Indisë këtë vit janë prekur nga vërshimet, të cilat kanë marrë të paktën 800 jetë njerëzish. Që nga 8 gushti, janë përmbytur një numër i konsiderueshëm i objekteve të banimit, kurse të paktën 164 persona kanë humbur jetën. AA

Loading...

Lini nje pergjigje