E rëndë/ Mbytet fëmija 7-vjeçar në Gramsh

0

Një fëmijë 7-vjeç është mbytur në liqenin e Gramshit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme.

Loading...

Paraprakisht mësohet se fëmija, i cili është identifikuar si A. Tocilla ka qenë duke peshkuar me shokët e tij në liqenin e qytetit, teksa është fundosur dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Edhe pse kanë kaluar disa orë, trupi i tij nuk është gjetur ende.

Polumbarët vijojnë punën për kërkimin e trupit të 7-vjeçarit, ndërsa deri më tani nuk ka akoma asnjë njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

Loading...

Lini nje pergjigje