Aurela Gaçe-kolegëve: Paratë nëpër club- e i marrin pa u djersitur

0

Në sezonin veror, clubet janë të mbushur me këngëtarë por të paktën janë ata që performojnë live. Këtë debat e ka rindezur Aurela Gaçe.

Komenti i një fansi u bë shkak që Aurela t’i kushtonte pak minuta kohë çështjes së këndimit live dhe raportit të tij me shumë këngëtarë shqiptarë. E gjitha nisi me këtë foto që vetë Aurela postoi në llogarinë e saj në Instagram.

”Të paska nxjerrë bllof DJ më duket”,-shkruajti dikush. Aq është dashur dhe fillimisht Aurela ka sqaruar njëherë e mirë faktin që ajo është ndër ato pak artiste mesa duket që performon realisht live.

”Në foton e shpërndarë nga unë, ajo me gjuhën jashtë e si me nerva pakëz, ky zotëria donte ta gjente përgjigjen e diçiturës, edhe më bëri çudi sepse mendon se e kam me DJ, se gjasme ai s’ka luajtur këngën e duhur. Në rregull, por se si u ndjeva kur e lexova.. më shpoi sytë… edhe thashë me vete: po ky akoma s’e ka marrë vesh që unë s’kam punë me DJ? Akoma s’e di ky boti, që unë para publikut dal vetëm live?”,-shkruan Gaçe.

Diku më tutje, këngëtarja shkruan: ”Por thashë me vete: S’i vë faj. Ai ka parë aq shumë “hartistë” në këtë vend që janë live në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD- ja. Aq shumë e bëjnë sa tani, këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale. Aq normale sa as nuk u bën përshtypje që këta super emrat tanë, pa pikë turpi thonë në mes të këngës: Hajde hops, e zëri i [regjistruar?]”.

Postimi vazhdon: “Marrin edhe njerëz të rrinë në skenë sa për sy e faqe. Ka nga ata që flasin e bëjnë moral për artin por paratë nëpër vlub-e preferojnë ti marrin pa u djersitur. Se normal lodhet CD-ja. Ore ju artistët e B…, është detyrë të jemi live. Është A- ja dhe ZH- ja. Provojeni bëjeni në atë botën që aq shumë e përmendni, se si i pari publiku do të kërkojë mbrapsht paratë e biletës”,-mbyll reagimin e saj Aurela Gaçe.

Lini nje pergjigje