7 fraza që duhet të thoni për të qenë një çift i lumtur

0

Të mbash gjallë pasionin dhe të kultivosh dashuri në një marrëdhënie në çift kërkon dhe rikërkon impenjim… 

Loading...

Edhe nëse ndihemi të lehtësuar sepse partneri ynë është i duhuri, të qenit të bashkuar kërkon dhe rikërkon gjithmonë një sforco të vogël. Kështu që pse të mos e bëjmë gjithçka më të thjeshtë vetëm duke folur? Shpesh, disa mendime që janë baza e një marrëdhënieje, merren për të mirëqena dhe nuk thuhen. Ne i kemi përmbledhur në 7 fraza që duhen thënë nëse dëshironi të jeni një çift i lumtur.

 

1. Të dua. Është një ndjenjë e nënkuptuar dhe shpesh merret si e mirqenë sepse ndryshe nuk do të ishit së bashku. E gabuar: Thuajeni me zë  të lartë këtë fjalë magjike sepse do t’ju kujtojë gjithmonë pse keni zgjedhur njëri-tjetrin. Dhe nëse gjatë kohës që e thoni ju duket qesharake ose e zbrazur, filloni të reflektoni.

 

2. Më vjen keq. Kush është rritur me “Love Story” e di mirë që në “dashuri nuk ka nevojë kurrë të thuash më vjen keq…”. Në realitet nuk është kështu sepse pavarësisht  ndjenjës që lidh dy persona, gabimi është gjithmonë tek pragu i derës. Ju mund të lëndoheni edhe pse e doni shumë njëri-tjetrin. Në këtë rast, më mirë lëreni mënjanë krenarinë dhe pranoni gabimet. Është mënyra më e mirë për të ndërtuar një marrëdhënie solide.

 

3.Faleminderit. Ndonjëherë në një marrëdhënie duket sikur gjithçka duhet të ndahet. Që nevojitet që njëri të jetë në dispozicion të tjetrit për çdo ligj universal.  Por, nuk është kështu. Falendërimet duhet të jenë një gjest i natyrshëm në një çift.

 

4. Je shumë i/e bukur. Zakonisht kjo shprehje nuk mungon në fillim të një marrëdhënieje, por me kalimin e kohës nuk dëgjohet më. Sa keq. Sepse t’i thuash partnerit që të pëlqen prerja e tij e flokëve ose kostumi, mban gjallë pasionin  dhe interesin reciprok.

 

5. Po të dëgjoj: Është diçka që duhet të thuhet shpesh. Të thuash “po të dëgjoj” është diçka e bukur që ju bën të ndiheni të rëndësishëm sepse ju vendos në plan të parë në një dialog.

 

6. E bëjmë së bashku. Në një çift, duhet ta mendoni veten gjithmonë si në një skuadër. Sigurisht, çdokush ruan autonominë e tij, por në momente të vështira duhet të veproni si një skuadër.

 

7. Jam me ty. Të mbështesni njëri-tjetrin është një nga sekretet e çifteve të lumtura. Sepse të gjithë mund të jenë kundër teje, por nëse është edhe partneri apo partneri, gjithçka është akoma më e rëndë.

 

Loading...

Lini nje pergjigje