Standard.al

Shpërthim gazi në çerdhe/ Lal plehu fsheh incidentin e rrezikshëm, revoltohen prindërit…

0

Prindërit kanë reaguar të alarmuar dhe me indinjatë ndaj kreut të Bashkisë Erjon Veliaj pas incidentit të rrezikshëm që përfshiu çerdhen nr 14 te Ali Demi në Tiranë.

Gazi shpërtheu në magazinën e kësaj cerdhje dhe u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve dhe policisë për shuarjen e tij.

Prindërit ngrenë pyetjen: Po sikur ngjarja të kishte ndodhur gjatë ditës kur kopshti të ishte e mbushur me fëmijë?

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e njërit prej këtyre prindërve I cili thotë ndër të tjera se “foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?”

Ja postimi I plotë I ish-kryeministrit Berisha

Shperthim gazi ne mesnate ne çerdhe te Tiranes. Lal plehu fsheh incidentin e rrezikshem! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

“Doktor miremengjesi.
Ne ne nje cerdhe ne Tirane, pikerisht ne çerdhen 14 te Ali Demi, rreth ores 4 te mengjesit, ka shperthyer gazi ne dhomen ku rrine bombulat. Fatmiresisht nuk eshte shkaterruar apo demtuar e gjitha por ndjejme qe femijet tane jane ne rrezik. Polici e zjarrefikse kane ardhur ne mengjes heret dhe kane shuar flaket. Po nese do te kishte ndodhur diten do do te shkonte halli i femijeve tane?
A ka siguri ne keto institucione qe une iu besoj dy femije? Te voglin e kam pikerisht ne kete cerdhe dhe te madhin ne kopesht. Foto me lule shohim plot qe hedh bashkia po a eshte ky realiteti?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.