“Oligarku i pari, qytetari i fundit fare”

1
338

Nga Dritan Kaba

Sot ne mengjes drejtimi i autostrades Durres – Tirane ishte bllokuar, ne nje gjatesi prej 4 kilometrash. Sirenat e nje autoambulance binin papushim per te hapur rrugen. Makinat po mundoheshin te hapnin kalimin, por pothuaj ishte e pamundur. Nga sirenat e autoambulances kujtuam se kishte ndodhur ndonje aksident perpara karvanit te gjate te makinave. Sirenat e saj u shoqeruan nga nje makine dhe tre motorra policie. Shumekush nga shoferet dhe pasagjeret po luteshin per fatin e te aksidentuarve. Askush nuk i binte borise si zakonisht kur bllokohet trafiku. Por surpriza qe e keni ne video, na habiti te gjitheve. Askush nuk ishte aksidentuar. Askush nuk ishte demtuar veç makinave qe ishin ne karvanin e gjate mbi 5 kilometra. Rruga ishte bllokuar se firma e Oligarkut te naftes pp hapte rrugen dytesore per karburantin e tij. Autoambulanca duhet te kishte dike te semure rende. Fatin e tij nuk e dime. A pati kohe te shkonte ne kohe ne spital. Mijera qytetare po humbnin jo vetem kohen e tyre te çmuar, por me nje llogari nga numri i makinave dhe kohezgjatja e kalimit te rruges edhe miliona leke te hedhura dem nga nafta e harxhuar, qe ja shet si frengu pulen Oligarku i naftes. Oligarku po ndertonte rrugen dytesore. Qytetaret prisnin ne rradhe se Kastrati do te rregulloje hyrjen per ne nje nga dhjetra karburante qe ka. Dhe per kete duhet te humbin qytetaret, kohe nga jeta e tyre, nerva dhe para. E gjithe kjo qe Oligarku te fitoje. Por aty erdhi policia e shtetit dhe mjehere zhbllokoi rrugen pak si me force. Brenda vetes ndjeva gezim. Tashme me punetoret, qe kishin bllokuar rrugen e qytetareve per llogari te Oligarkut, po merrej Policia e Shtetit. Isha si me dyshim, por nje fjale te mire e leshova dhe thashe, si “negativist” qe jam, sipas Kryeministrit, Shyqyr qe erdhet e hapet rrugen, ju lumte, por edhe pak me vonese. Rruga ishte e bllokuar qe nga ora 7 e gjysem, ngjarja qe po tregoj ndodhi ne oren 10 e 20. Po te degjoni me vemendje videon, ai qe ishte si shefi i punimeve, i drejtohet policise – Ej mos i prek ato se pastaj … e kishte fjalen per konet rrugore qe kishin bllokuar kalimin e mijera qytetareve dhe makinave per llogari te Oligarkut. Gjithsesi thashe, fjale punetoresh, Shteti veproi edhe ndaj interesave te Oligarkut. Por … Pasdite teksa kthehesha serish rruges nga Tirana ne Durres pashe serish skenen e paradites. Rruga tashme ishte edhe me shume e bllokuar. Vargu i makinave shtrihej deri unazen e Durresit. Policet nuk ishin me te pranishem, nuk dihet se ku ishin fshehur me turp. Konet e bllokimit ishin rivene. Makinat i detyronin te kalonin nje e nga nje. Nuk u çudita aspak. Policet e rrugores te Durresit duhet te kishin vepruar “ ne koke te vet”. Ata kishin bere detyren per te zhbllokuar trafikun, qe edhe pa ate bllokim keto dite te pushimeve eshte i renduar. Siç duket fjala e “shefit” te punetoreve te Oligarkut ishte me e forte se e shefit te policise rrugore. Ajo “mos e prek” me eshte ngulitur ne koke e nuk me shqitet. Mos e prek. Prone e Oligarkut, qe eshte mbi qytetarin, mbi ligjin, mbi gjithkend. Per qeveritaret rilindas edhe mbi Zotin. Se ata jane “Zoti” ne kete vend. Nuk ju mjaftojne miliardat e koncensioneve qe grabisin, por duan te grabisin edhe minuta nga jeta e jone. Arrogance vrastare. Aty nje nene me dy femije te vegjel nuk di se ke te qetesoje me pare nga te qarat, djalin apo vajzen, e detyruar te prese e te humbase kohe, nerva e para per hir te Oligarkut. Dikush mund te kete humbur edhe avionin, serish per hir te Oligarkut. Nje tjeter mund t’i duhet te kerkoje edhe falje per ndonje vonese, serish per hir te Oligarkut. Diçka kisha si per Drejtorine e rrugeve, sherbetorin shteteror te Oligarkut ashtu edhe per ate vete, po çfare pune iu prishte ta fillonit ndertimin e rruges dytesore per ne karburant andej nga fundi i shtatorit? Po pse mos t’i kryenit punimet vetem naten kur trafiku eshte me i lehtesuar? Pergjigjen po e jap po vete. Atyre nuk iu mjaftojne miliardat, por iu duhet edhe arroganca per te treguar se ata jane “Zotat” e ketij vendi. Me kete Kryeminister dhe qeveri qe kemi Oligarket dhe interesat e tyre jane te parat! Qytetaret jane te fundit!

https://www.facebook.com/didkaba/videos/10212439032118682/?t=2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Fol per hajdutat e LSI qe e kane zhvate kete popull tek Drejtoria e Rrugeve ,AKBN dhe Inspektoriatet e famshme, qe zoteronte kjo parti hajdute. Ne burg do perfundojne te gjithe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here