Hajdut i paparë në Lushnjë. Dy vjedhjeve të njëpasnjëshme tek…

0
357

Një i ri 24-vjeçar nga Fiershegani i Lushnjes, Eldo Musaku,  u arrestua nga Policia e Shtetit pas dy vjedhjeve të njëpasnjëshme që kreu.

Si fillim, në datën 14 gusht në fshatin e tij i vodhi biçikletën një bashkëmoshatari nga fshati, shtetasit A.Ç, 24 vjeç. Po, sikur të mos i mjaftonte kjo, brenda së njejtës ditë, në mbrëmje, i ka marrë armën e gjahut, një teke, babait të tij, me qëllim që ta shiste. Por,  Eldo Musaku e ka marrë pa dijeninë e babait dhe as kishte leje për ta përdorur.

Nga kontrollet e ushtruara, shtetasit Eldo Musaku i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale biçikleta e shtetasit A.Ç  dhe arma e gjahut teke.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale  “Vjedhje” dhe  “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, parashikuar nga Nenet 134 dhe 280 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here