Berisha: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë, lë në burg qytetarin

0

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ka sjellë kaos në sistemin e Drejtësisë në vendin tonë.

Loading...

Janë të shumtë qytetarët e thjeshtë të cilët po sorollaten jo vetëm dyerve të gjykatave, por po vuajnë ende dënimin në burg, edhe pse afati u ka përfunduar prej kohësh.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në Facebook, problemin e një qytetari, i cili tregon se si i afërmi i tij po vuan ende dënimin me burg edhe pse dënimi i tij ka mbaruar.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Këto janë pasojat mesjetare katastrofale të paralizës së Gjykatave Kushtetuese dhe të Lartë në Shqipëri nga reforma orëelliane e drejtësisë!

Të dashur miq, asgjesimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. vetorët hanxhar krimi të llojit Rama, Sanxhaktari etj në kuadrin e Dvoran Vetingut, ka paralizuar në mijëra raste sistemin gjyqësor të vendit, ka shkelur vetëm për mos shqyrtim të dosjeve nga gjykatat e paralizuara dhe shkatërruara me qëllim në qindra e mjëra raste, të drejtat themelore kushtetuese të qytetarëve shqiptar, ju ka mohuar atyre procesin gjyqësor në përputhje me kushtetutën, kodet e vendit.

Këtu më poshtë keni një rast tipik të pasojave katastrofale mbi liritë e një qytetari nga reforma sorosjane.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Prsh zoti berisha jeni i vetmi person i cili ju degjohet zeri se ne te tjeret sna perfill kush…jam nje i aferm i te denuarit gezim balla Bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë ai eshte denuar me dy vjet burgim per MOSKALLZIM KRIMI nga gjykata e krineve te renda me form te prere ka përfunduar kohën e vuajtjes se denimit me date 10 gusht 2018..mirpo ai nuk mund të lirohet për shkak se çështja e tij ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka mbetur me vetëm katër anëtarë dhe nuk mund të marrë vendime në dhomë këshillimi. Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë për kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të rretheve, bëri që Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda të prishte vendimin e shkallës së parë për dënimin e pjesëtarëve të grupit. Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shprehej se ka moskompetencë për gjykimin e këtij ..e theksoj ceshtja u gjykua per 1 vit te krimet e renda dhe asnjehere nuk u permend moskopetenca ne fund edi vetingu nepermjet vetingut te tij per te futur rrenjet ne gjyqsor mban ne burg njerez qe e kan mbaruat burgun dhe asnje institucion nuk i pergjigjet kerkeses se tij duke i thene Gjykata e Lartë ka vetëm katër anëtarë dhe deri sa të plotësohet,duhet të qëndrosh në burg, edhe pse e ka kryer dënimin e dhënë. Ju lutem shume shume bejeni publike jan shum persona ne te njejten situate ne burg kan maru burgun jeni shpresa jone e fundit skemi ku te mbytemi ju lutem bejeni publike qe ta degjoj edi rama sa pasoja te mira na solli vetingu qe mezi e pritem ..anonim se nga kta ca spret respkte maksimale per ju ..flm”

Loading...

Lini nje pergjigje