Katastrofa në Genova/ Ja postimi prekës i nënës së tij

0

Katastrofa e një dite më parë në Genova ka prekur edhe shqiptarët.

Loading...

Mes tyre është familja Djerri nga Shijaku e familja Bokrina nga Shkodra, të cilat kanë humbur djemtë e tyre.

Prekës është postimi pa fjalë i nënës së Marjus Djerrit 22-vjeçarit nga Shijaku.

Ajo ka postuar pak orë më parë një foto me të birin teksa e puth në faqe, si për ti thënë lamtumirë.

Ngushëllimet në profilin e Valdete Djerrit

I biri u përpi nga ura Morandi një ditë më parë bashkë me kolegun e tij Eddy Bokrina. Ata ishin nisur për në punë, por udhëtimi i tyre u pre në mes.

 

Loading...

Lini nje pergjigje