Kapet me armë dhe drogë. Në pranga është vënë…

0
359

Një i ri vlonjat është vënë në pranga nga policia pasi i janë gjetur armë dhe drogë.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se, kanë përfunduar operacioni e koduar ‘Mercury’.

Në pranga është vënë Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Në banesën e të arrestuarit në fshatin Llakatund janë sekuestruar në si prova:

1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.

1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi

3 motorra për mjete ujore me 300 kë fuqi,

3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,

15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.

Dosja me materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprat penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Prodhimi, shitja e narkotikëve’, dhe ‘Kultivimi narkotikëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here