Gjeti vdekjen në Itali/ Hapen dyert e mortit tek shtëpia e Edi Bokrinës, ja çfarë thanë familjarët…

0
544

Familjarët e Admir (Edi) Bokrinës, njërit prej dy shqiptarëve që gjeti vdekjen në Itali pas shembjes së urës në Genoa ku gjetën vdekjen 38 persona, kanë hapur dyert e mortit në Oblik të Shkodrës.

32-vjeçari Bokrina së bashku me Marjus Djerrin po kalonin urën me një furgon për të shkuar në punë, kur dhe ndodhi tragjedia.

32-vjeçari kishte festuar 3-vjetorin e martesës 1 ditë para vdekjes tragjike.

Ai jetonte në Itali që prej moshës 12-vjeçare.

Bokrina kishte folur me bashkëshorten disa minuta para se të shembej ura, ku ai gjeti dhe vdekjen.

Familjarët sapo kishin dëgjuar për shembjen e urës ishin shqetësuar, ata nuk përgjigjeshin në telefon.

Ata më pas kanë shkuar në spital, dhe pasi kanë pritur shumë orë, pak pas mesnate janë vënë në dijeni se të dy djemtë nga Shqipëria kanë vdekur.

Sot ata kanë hapur dyert e mortit dhe presin ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here