Fier/ Një grua kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë, ajo kërkoi që…

0
198

Një grua kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i selisë së godinës së PD-së në qytetin e Fierit.

Kjo nuk është hera e parë që 47 vjeçarja Lindita Maloku bën një veprim të tillë.

Policia po përpiqet të negociojë për të zbritur gruan por ajo nuk pranon dhe thërret:Asnjë të mos vijë lart”

Ajo ka hipur në tabelën ku shënohet Partia Demokratike dhe thotë se kërkon të takojë kryebashkiakun Armando Subashi.

Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja që ndodhet në vendin e ngjarjes tregon se forcat e policisë dhe ambulanca ndodhen aty.

Kjo nuk është hera e parë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.

Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën.

Ajo kërkon punë dhe shtëpi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here