Drejtësia në dorën e Ramës, mungesa e këtyre gjykatave…

0
166

Kryetari i Partisë Republikane së bashku me drejtuesit e saj zhvilloi një takim me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-s deputetin Britanik Mark Pritchard, i cili shoqërohej nga ambasadori Andreas Nutele dhe Zv/Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Gjatë takimit, kreu i PR-së, Mediu ngriti shqetësimin për situatën në sistemin gjyqësor.

Duke mbështetur nevojën për një reformë të drejtë dhe transparente në drejtësi, Mediu theksoi se situata në të cilën ndodhet Shqipëria, ‘pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë dhe ndoshta së shpejti pa Gjykata Apeli është një situate e paprecedentë dhe e qëllimshme për ti dhënë kontroll absolut qeverisë në kontrollin e jetës politike dhe ekonomike në vend’.

Sipas Mediut, ‘mungesa e këtyre gjykatave i ka dhënë mundësinë qeverisë të miratojë ligje në shkelje të Kushtetutës dhe njëkohësisht të shkelë çdo mundësi për qytetarët të gëzojnë apo mbrojnë liritë dhe të drejtat e tyre’.

Po ashtu Mediu theksoj se reforma zgjedhore pa një gjyqësor të pavarur është një reformë e kotë sepse çdo rezultat final do të vendosej nga gjykata nën kontrollin e qeverisë.

‘Nëse deri më sot ka qenë problem blerja dhe manipulimi i votës, me kontrollin e plotë të gjyqësorit qeveria socialiste do vinte në diskutim çdo rezultat të zgjedhjeve për të përjetësuar kështu pushtetin e saj nëpërmjet korrupsionit dhe krimit, manipulimit dhe gjykatave politike’, theksoi gjatë takimit kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Po ashtu në takim u ra dakord që situata gjeopolitike në Ballkan është shumë shqetësuese dhe ka forca të interesuar për të shmangur Ballkanin nga rruga Europiane dhe NATO dhe rizgjimin e konflikteve të vjetra gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here