Bebe Rexha: Nuk i përkas ende botës së të famshmëve

0
159

Krijuesja e hitit “In name of Love” ende nuk ndjehet që i përket industrisë së muzikës, por ngadalë po arrin famën ndërkombëtare. E pyetur nëse po përballet me famë, ajo i tha revistës “Fault” se nuk ndjehet aspak qe i përket botës hollivudiane.

“Jo aspak, ende ndihem sikur nuk i përkas. Nuk më është dorëzuar kurrë një pjatë e argjendtë! Unë gjithnjë humbëse, isha pak e çuditshme, pak më ndryshe, doja të shkruaja këngët e mia, por mbështes femrat dhe artistët e tjerë”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo thekson se ishin dështimet ato që i shërbyen si frymëzim, ngaqë dështimi është pjesë e pandashme e jetës së çdo njeriu dhe tani është e lumtur që ka një projekt të tillë që e përmbyll me sukses. “Unë kam qenë shumë e zënë dhe e ndershme në lidhje me luftën time të vazhdueshme me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe këngë që tregonte të vërtetën time. Kjo video është një festë për mua më në fund duke qenë në gjendje të pranoj papërsosmëritë e mia. Unë jam në rregull me faktin e të mos qenit në rregull gjatë gjithë kohës. Nëse ndjeheni vetëm ose i humbur, ju lutem dijeni që nuk jeni dhe ju jeni i dashur”, ka shkruar Bebe Rexha.

Së fundmi këngëtarja fitoj çmimin në kategorinë “Country” të ngjarjes muzikore “Teen Choice Awards”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here