Tragjedia në Itali, mes viktimave një fëmijë, dëshmitarët: Këtu është ferri

0

11 vdekje të konfirmuara deri tani nga shembja tragjike e urës në Xhenova të Italisë.

Mediat raportojnë se mes të vdekurve është edhe një fëmijë.

Makinat dhe njerëzit e përfshirë në katastrofë kanë rënë nga së paku 100 metër dhe autoritetet kanë ngritur dyshimet për kolaps të strukturës së urës.

“Këtu është ferri” shprehen të terrorizuar dëshmitarët e ngjarjes por edhe punonjësit e ndihmës së shpejtë të cilët po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat.

Autoritetet frikësohen se numri i viktimave të jetë edhe më i lartë.

 

Lini nje pergjigje