Qeveria nuk po mbron fermerët, qeveria favorizon monopolet dhe…

0
131

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte dje i pranishëm në një takim me fermerët në Korçë, sipas të cilit janë në prag falimentimi. Ai u shpreh para fermerëve se nuk ka treg për produktet si dhe akuzoi qeverinë se nuk u ka dhënë fermerëve asnjë kompensim për dëmet. Deputeti u premtoi fermerëve se PD në momentin që do të marrë pushtetin do të heqë monopolet dhe do t’i mbështesë ata me subvencione.

“Qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje. Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naftën se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e energjisë dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të. Subvencionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë. Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here