PD nxjerr në dritë të vërtetën: “Rama u dha miqve 70 milionë euro, për luks e makina ai ka shpenzuar…”

0

Partia Demokratike ka denoncuar me fakte dhe shifra konkrete abuzimet miliona euroshe të qeverisë Rama gjatë 12 muajve të fundit.

Në një dekleratë të drejtueses së Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku, duke u bazuar në konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet se: 1 në 3 tendera jepen pa garë, 70 milionë euro u dha miqve Edi Rama në një vit. Nga ana tjetër 229 milionë euro janë shpenzuar për luks, makina, karburant, bileta avioni

Pelinku deklaroi se PD do rishikojë ligjin e koncesioneve dhe prokurimeve për konkurencë të lirë e me ligjin Antimafia do rikthejë çdo para të vjedhur

Deklarata e plotë e drejtueses së Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku: 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë me të njëjtin konkluzion si disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit apo Gjykata Europiane e Auditit, se në Shqipëri nuk ka konkurencë të hapur dhe 1 në 3 tendera janë dhënë pa garë.

Me fjalë të tjera kjo do të thotë se korrupsioni është në nivele alarmante dhe se qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit.

Përkthimi në shifra i mungesës së konkurencës në shpenzimin e parave publike, zbulon se qeveria e Edi Ramës i ka dhënë klientëvë të saj ne 1 vit 70 milionë euro pa garë, duke rritur në mënyrë alarmante këtë procedurë korruptive në krahasim me vitin e parë të qeverisjes.

Mënyra tjetër për të grabitur paratë publike është pjesëmarrja në tender e vetem 1 kompanie. Edhe në këtë procedurë korruptive konkurenca ka munguar plotësisht në 30 % të rasteve, duke paracaktuar fituesin e preferuar të qeverisë per ndarjen së bashku te miliona eurove të tjera nga taksat.

Kompanitë e tjera, pa njohje dhe mbështetje qeveritare nuk kanë ku të ankohen për mungesën e konkurencës pavarësisht se ligji ua njeh këtë të drejtë.

Nëse ankohen, rezultati i vetëm është futja në listën e zeze të Engjëll Agaçit, Sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Njeriu që bën punët e pista të Edi Ramës ka marrë nën kontroll të plotë Komisionin e Prokurimit Publik, institucion që, në vend të trajtonte me drejtësi abkesat e biznesit, është kthyer në noter të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.

Mungesa e konkurrencës ka sjellë që fondet publike të shpërdorohen pa kriter dhe, si në asnjë vend tjetër, të mos i kursehet asnjë qindarkë buxhetit të shtetit.

Nëse kjo qeveri nuk do të ishte kampione e korrupsionit dhe të kishte respektuar rregullat e garës duke shpallur fituese ofertën më të ulët, do të ishin kursyer 44 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Shpenzimet e kësaj qeverie barbarësh janë marramendës.

Ndërkohë që çdo ditë mbyllen 45 biznese, varfëria rritet dhe 133 mijë nxënës kane braktisur shkollën, kampionët e babëzisë dhe korrupsionit kanë blerë 229 milionë euro makina, karburant, bileta avioni, fasada të mjerimit urban, pajisje për zyra e komoditete të tjera për luksin e tyre.

Situata alarmante ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën, interesat korruptive të të cilit po pengojnë zhvillimin e ekonomisë, po pengojnë punësimin, po ndalin investimet e huaja.
Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin e do të rrisë investimet në ekonomi.

Rishikimi i ligjit të koncesioneve dhe prokurimeve për të siguruar konkurencë të lirë, së bashku me Ligjin Antimafia, që do të kthejë tek shqiptarët çdo cent të vjedhur, do të jetë prioritet në luftën e Partisë Demokratike kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Lini nje pergjigje