Ja sa litra ujë duhet të pini në ditë

0

Dieletologët dhe punonjësit e sektorit të shëndetësisë zakonisht rekomandojnë të konsumohen tetë gota ujë në ditë, sasi kjo e barabartë me dy litra ujë.

Megjithatë, ka guru të caktuar shëndetësor që vlerësojnë se pothuajse gjithmonë jemi në prag të dehidrimit dhe për këtë arsye duhet të konsumojmë ujë gjatë gjithë ditës, bile edhe në rastet kur nuk jemi të etur.

Si çdo gjë tjetër edhe sasia e ujit varet plotësisht nga individi dhe ka një sërë faktorësh të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë mbi nevojën tonë për të konsumuar ujë.

Konsumimi i sasive më të mëdha të lëngjeve a mund të ngrejë nivelin e energjisë dhe të përmirësojë funksionimin e trurit?

Shumë individë vlerësojnë se nëse nuk do të mbetemi të hidratuar gjatë gjithë ditës, mund të fillojnë të vuajnë niveli i energjisë dhe funksioni i trurit. Një hulumtim i realizuar me femrat ka vërtetuar se humbja e 1.36 % të lëngjeve të trupit pas ushtrimeve fizike rezulton me prishjen e disponimit dhe shkakton një frekuencë më të madhe me kokëdhimbje.

Megjithatë, ka edhe shumë hulumtime të tjera që zbardhin se dehidratimi i lehtë (1.3 % të peshës trupore) e shkaktuar si rezultat të ushtrimeve fizike ose temperaturave të larta, mund të ndikojë negativisht mbi funksionin e trurit.

A ndikon konsumimi i ujit në humbjen e peshës trupore?

Ka shumë konstatime sipas të cilave konsumimi i sasive të nevojshme të ujit ka efekt mbi peshën trupore dhe se konsumimi i sasive më të mëdha të ujit ka ndikim direkt mbi përmirësimin e metabolizmit dhe humbjen e oreksit.

Këshillë:

Pini ujë gjithmonë kur jeni të etur.

Që të pini ujë gjithmonë kur doni, mbani me vete gjithmonë të paktën një shishe ujë.

Kur do ta shuani etjen mos pini më ujë.

Gjatë ushtrimeve fizike dhe ditëve me temperatura të larta pini më shumë ujë, për të plotësuar sasinë e harxhuar të lëngjeve, të rivitalizoni trupin tuaj dhe të anashkaloni pasojat negative që shfaqen si rezultat të dehidratimit të lehtë.

 

Lini nje pergjigje