Aktori ‘sulmon’ ashpër Ramën: “Projektet i ke të papara, kur shkon në hale fshi by**ën me to!”

0
719

Një xhiro po të bësh rreth Shqipërisë e kupton që të vetmes që mund t’i falemi për turizmin është natyra, e njëherësh të vjen keq kur sheh se në pikat më të bukura të vendit mungon gjëja bazike dhe kryesore: infrastruktura.

Nuk mjafton të flasin vetëm qytetarët për këtë problem, por duhet të reagojnë edhe ata që konsiderohen pararojë e shoqërisë, artistët. Artistët nuk janë vetëm për drama dhe të qeshura, por ajo që i formëson më së miri si të tillë është reagimi për shoqërinë duke ditur impaktin që kanë falë famës së tyre.

Ndodh rallë, por aktori i humorit Rezart Veleshnjaa.k.a Betim Spërdhima, përmes një mesazhi në Instagram ka ironizuar qeverinë për projektet e rrugëve që Rama i publikon shpesh me pamje 3D në faqen e tij të Facebook.

Rezarti ka postuar një video nga rrugët që të shpien tek banjat termale të Përmetit, ku sulmon Ramën për projektet që rrinë në sirtar, ndërsa rruga në këtë zonë është e prishur. Ai thekson se turistët e huaj janë ata që e vizitojnë shumë këtë vend në sezonin veror.

I revoltuar aktori shprehet:

Perla e Shqipërisë, banjat e Bënjës. Ore meqenëse ra fjala..Rama nëse na shikon, bravo të qoftë, projektet e tua na pëlqejnë shumë, i ke të papame. Mbaji në sirtar. Të paktën kur shkon në hale fshi by****, futi në punë të paktën vetëm për një gjë. Këta i ke të gjithë të huaj, turp. S’kemi një rrugë, skandal.”

Kjo është ajo që artistët duhet të bëjnë pasi dalin nga skena, jo foto me kryetarë e kryeministra…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here