Vasili: “Çdo rihapje e debatit riciklon të shkuarën e errët”

1
210

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili argumenton se debatet për rishikimin e kufijve në Kosovë janë kthim pas. Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se debatin për kufijtë e ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,  si dhe pakoja e negociatorit ndërkombëtarë Marti Ahtisari.

“Riciklimi i të shkuarës së egër dhe të zymtë është reja e errët, që ka filluar të shfaqet mbi Kosovë. Diskutimin e territoreve e ka zgjidhur Deklarata e Pavarësisë dhe Plani i Ahtisaarit.

Çdo rihapje e debatit riciklon të shkuarën e errët të cilën Kosova së bashku me SHBA dhe të tjerë e zgjidhën me luftë”,- shprehet Petrit Vasili.

Analiza e plotë e Petrit Vasilit:

“Deklarata e Pavarësisë dhe Plani Ahtisaari asgjësojnë riciklimin e të shkuarës në Kosovë.

Riciklimi i të shkuarës së egër dhe të zymtë është reja e errët, që ka filluar të shfaqet mbi Kosovë. Diskutimin e territoreve e ka zgjidhur Deklarata e Pavarësisë dhe Plani i Ahtisaarit.

Çdo rihapje e debatit riciklon të shkuarën e errët të cilën Kosova së bashku me SHBA dhe të tjerë e zgjidhën me luftë.

Megjithatë për këdo, që i është errësuar memorja po i risjell edhe një herë pjesë nga tre dokumente që janë themeli i Kosovës së pavarur dhe saktësisht

  1. Përcaktimin e kufijve ne Aneksin VIII të planit të Ahtisaarit.

 2. Përcaktimin në Deklaratën e Pavarësisë dhe

  1. Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
  2. Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:

“3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të  Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.”

  1. Ja ç’thotë Deklarata e Pavarësisë:

“1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

  1. Vulën përfundimtare i gjithë ky proces që Kosova e kishte pritur për dhjetëra vite e mori në 22 korrik 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën “Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës.”

Këto tre dokumente janë kolonat që përcaktojnë Kosovën e pavarur dhe me integritet territorial absolutisht të padiskutueshëm të njohur nga 119 vende të botës është sot shtet që ulet si i barabarte në çdo tavolinë. Këto tre dokumente i lejojnë Kosovës që të ece në rrugëtimin jetik europian. S’ka fuqi dhe tavolinë që i zhbën dot këto tre dokumente. Dialogu me Serbinë ka një premise të pakapërcyeshme për të vazhduar më tej njohjen e Kosovës. Sa kohë që kjo nuk ka ndodhur,  debatet për “korrigjime” e “redaktime” kufijsh janë debate verore, që zgjasin sa vapa e gushtit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kur Ben politiksnin ky debili I shekullit te 19 ,sa per tani eshte me shume se I rjedhur.fytyre e uryer mbarekombetare, majmuni, nuk ta lau halene aksidenti ,se nuk do te ta shikonim me suratin., gorille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here