Ja kush është avokati që pranoi të ‘mbrojë’ monstrën e Selenicës

0
254

Edhe pse forcat e policisë së burgjeve u treguan të përpikta dhe e dorëzuan vrasësin e Selenicës, Ritvan Zykaj, fiks në gjykatën e Vlorës fiks orë 11.00 ashtu siç ishte kërkuar.

Por seanca për dhënien e vendimit u shty të paktën edhe një orë.

Arsyeja e kësaj vonese ishte fakti, se asnjë avokat nuk pranonte të merrte në mbrojtje 24 vjeçarin, i cili ekzekutoi pa mëshirë 8 persona të fisit të tij, duke përfshirë edhe fëmijë.

Refuzimi i të gjithë avokatëve të qytetit bregdetar për të dalë në mbrojtje të Zykajt  bllokoi  procesin, deri në ndërhyrjen e kryetarit të kësaj gjykate, i cili pas negociatave me juristin Dritan Demiraj e bindi këtë të fundit, që të kryente formalitetin ligjor.

Vetëm pas këtij gjesti të avokatit Demiraj për të ndihmuar ndihmuar gjykatën, u bë e mundur marrja e masës “arrest me burg”, për 24-vjeçarin Zykaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here