Dhërmiu i njerkës, Jala e nënës… Pse po e rrënon Rama Dhërmiun e mrekullueshëm?!

0
1099

Çudira nga sezoni turistik 2018!…

 

Sezoni turistik, ashtu siç ishte parashikuar, mbushi rrugët nacionale me qindra mijëra makina dhe plazhet me qindra mijëra turistë. Të huaj dhe vendas vrapojnë kryesisht drejt plazheve. Qeveria mburret me një sukses, i cili, me thënë të drejtën, nuk i përket fare asaj.

Ja disa detaje që tregojnë se menaxhimi i këtij sektoi më tepër vështirësohet nga shteti, i cili favorizon “bosë” të caktuar, ndërkohë që shkatërron me ortekë gjobash më të vegjlit dhe më të pambrojturit.

 

Dhërmiu i njerkës, Jala e nënës…

Që prej disa vitesh, sa ka ardhur në pushtet Edi Rama me “rilindasit” e tij, vihet re një qendrim alogjik në favorizimin e njerës qendër turistike të Rievierës së Jonit. Fjala është për Jalën, ku investitorë janë njerëz të afërm me kryeministrin, të favorizuar prej tij që kur ai ishte kryetar Bashkie i kryeqytetit, në fillim të viteve 2000.

Një “goditje e organizuar” kryhet në mënyrë të vazhduar nga ana e policisë dhe organeve bashkiake në dëm të operatorëve turistikë të Dhërmiut, të cilëve që në ora 23.59 u rrinë tek dyert “xhandarët” për t’iu mbyllur lokalet, sepse në mësnatë nuk lejohet muzika. Ajo që ka vlerë normale për qytetet, në çdo kohë, është në fakt absurde të kuptohet në sezonin e verës, në pikat më të frekuentuara turistike të vendit. Dhe, ndërkohë që në Dhërmi operatorët turistikë janë të detyruar të ulin qepenat në ora 12 të natës, në Jalë nuk ekziston një rregull i tillë. Absurdi ka arritur deri aty, sa edhe grupit të mirënjohur “Elita 5” ju ndërpre koncerti në Dhërmi, pavarësisht nga vetë artistëve shumë të pëlqyer nga publiku i pushuesve. Por, indirekt, atyre iu tregohet drejtimi i Jalës, e cila, si një republikë më vete, nuk e respekton “detyrimin akustik” të orës 24.

 

Kakomeja

Çudija tjetër. Çdo ditë nga Saranda udhëtojnë skafe dhe anije, që çojnë pushues për të bërë plazh në Gjirin e Kakomesë. Policia ka bllokuar rrugën që të çon në plazh dhe që është pronë publike.
Por si ka mundësi që plazhin nga rruga detare mund ta përdorësh dhe rrugën automobilistike jo?!

Banorët e Nivicës me të drejtë shqyen këto ditë derën sepse loja është e qartë: Shteti vihen në shërbim të një private të caktuar që njerëzit të paguajnë tek pronarët e mjeteve lundruese dhe të mos kenë akses të lirë, pa pagesë, në plazh, i cili, pavarësisht problemeve gjyqësore, ende është pronë publike.

 

Buxheti

Që shteti e ka lënë zhvillimin e sektorit të turizmit në duar të privatit, këtë e tregon më së miri edhe fakti që tek buxheti i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, siç del nga shifrat e buxhetit afatmesëm 2019-2021, fondi i parashikuar për zhvillimin e turizmit në vend për 2019-ën do të ulet në 287 milionë lekë, nga 315 milionë lekë që është aktualisht.

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here