E rëndë në Shkodër/ Plagosje me thikë mes të qytetit

0

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Loading...

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ të qytetit verior.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

I plagosuri, Shyqyri Ahmeri, që është edhe pronari i lokalit, mësohet se ndodhet në spital.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të momentit.

Autori i dyshuar është identifikuar si 40-vjeçari me iniciale Y.Sh., dhe  është shpallur në kërkim.

Loading...

Lini nje pergjigje