Si veprojnë shenjat e horoskopit kur bëhen xhelozë

0
195

Xhelozia është një impuls i thëllë që del nga dhimbja, zëmërimi dhe ndjenja e zhgënjimit.Por njihuni se si veprojnë shenjat e horoskopit kur bëhen xheloz.

Dashi

Burrat e kësaj shenje shpesh janë xheloz nga natyra, kështu që është e lehtë t’i dallosh kur janë xheloz, pasi sjellja e tyre ndryshon komplet.

Demi

Kur janë xhelozë bëhen më të distancuar me partneren e tyre. Përpiqen ta fshehin këtë ndjenjë me vete, gjë që i bën shumë arrogantë dhe kuriozë kur kanë dyshime.

Binjakët

Kur janë xhelozë, binjakët përfundojnë duke mos u përballuar me partnerin, pasi kanë frikë se mos gabojnë. Preferojnë të reflektojnë rreth asaj që po ndodh, duke u bërë të mendueshëm dhe të heshtur.

Gaforrja

Burrat e kësaj shenje bëhen shumë të komplikuar kur janë xhelozë. Mund të themi që  në fillim nuk shqetësohen për situatën, pastaj ndryshojnë ide shpejt.

Luani

Burri i luanit beson verëbërisht se ka të drejtë të jetë xheloz. Kjo lloj ndjenje i detyron të ndryshojnë krejtësisht sjellje, duke ndaluar së dashuruari dhe duke u bërë dramatikë shumë shpesh.

Virgjëresha

E urrejnë xhelozinë. Mund edhe të provojnë të fshihen, por në fund dorëzohen dhe ndryshojnë drastikisht sjelljen. Bëhen më të heshtur dhe më të distancuar, duke shfaqur pakënaqësi për situatën.

Peshorja

Burrat peshore shpesh e përdorin këtë ndjesi për të treguar se janë më të mirë se kushdo tjetër. Gjithashtu bëjnë çdo lloj gjëje që të bëjnë edhe partneren të ndihet xheloze, sepse duan që gjithë bota të dijë sa joshës janë.

Akrepi

Duke qenë njerëz jashtëzakonisht intensivë, burrat e akrepit nxehen dhe përpiqen të zbulojnë nëse ka një motiv që e ushqen këtë ndjesi. Nëse arrijnë në konkluzionin se kanë arsye për të  qenë të tillë, partnerja bën mirë të përgatitet, sepse janë arkitektët më të përsosur të hakmarrjes.

Shigjetari

Duke qenë se nuk u pëlqen të lidhen ngushtësisht, shigjetarët gjithashu përpiqen të mos e ushqejnë xhelozinë në jetën e tyre të dashurisë. Por kur ndihen xhelozë, e nisin situatën si lojë, por më pas mund të tërhiqen, duke treguar emocionet e vërteta.

Bricjapi

Kur janë xhelozë, e ushqejnë sa më shumë këtë ndjenjë. Bëhen dyshues dhe mund ta braktisin marrëdhënien, sidomos nëse besojnë se kanë të drejtë.

Ujori

Rrallë e shfaqin xhelozinë. E bëjnë sepse e dinë që xhelozia mund t’i japë fund një marrëdhënie, kështu që përpiqen të arsyetojnë kur janë të padrejtë me partneren e tyre.

Peshqit

Peshqit janë xhelozë dhe kjo ndjenjë mund t’i bëjë të ndihen partnerët më të këqij të botës. Kjo gjë i bën shumë të distancuar, duke i treguar partnerit që janë të nxehur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here