Ngjarja tronditëse/ Vjen reagimi i Manjanit: “Bashkë me armët duhen mbledhur edhe të sëmurët psiqikë”

0
486

Ngjarja tronditëse e Selenicës ka shokuar mbarë opinionin publik. Në të njëjtën linjë me ish-deputetin e PS-së, Namik Dokle i cili propozoi mbledhje urgjente të parlamentit dhe ligj për armëmbatjen pa leje, qëndron edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një postim në facebook, Manjani thotë se nuk mjafton vetëm ligji, pasi në rrugë janë të sëmurët psiqikë që rrijnë pa trajtim. Ndërsa arrestimet, ish-ministri i Drejtësisë, i quan si të pamjaftueshme.

”Jam dakort me Namik Doklen. Po, duhen mbledhur armët! Por, bashkë me armët duhen mbledhur edhe të sëmurët psiqikë që rrinë rrugëve pa trajtim dhe në përçmim të plotë. Këto janë “bombat lëvizëse” të rendit publik! Arrestimet post mortum nuk mjaftojnë”,-shkruan Manjani në facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here