Masakra në Vlorë/ E tmershme, djali 8 vjeçar ishte duke ngrënë bukë…

0

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga masakra e ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.Familjarët  që kanë shkuar të parët në vendngjarje pas masakrës kanë treguar se Ledioni 8 vjeç është gjetur i vrarë në divan teksa në dorë mbante pjatën me bukë, informon gazetarja Jerola Ziaj.

Të mbytyr në gjak ambulanca ka transportuar trupat e pajetë të viktimave në morgun e spitalit të Vlorës, mbrëmjen e djeshme, ku i janë nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit kryesisht  në bust dhe në kokë.
Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba ndërsa vajza, Sara 16 vjeçe është goditur 4 plumba.
Ridvan Zykaj u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm  2 km larg banesave ku ndodhi masakra.
Gjatë orëve të natës, kur kanë parë që 24 vjeçari ishte aktiv në facebook edhe pse në arrati Policia ka negociatuar me të për ti kërkuar të dorëzohet. Mësohet se ai është shprehur se nuk dorëzohej pasi kishte frikë se do e vrisnin, informon gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.
Loading...

Lini nje pergjigje