Ja reagimi i Berishës për masakrën: Unë lutem sonte që…

0
676

Pas ngjarjes së sotme në Resulaj të Vlorës, ku një 24 vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi 6 të tjerë, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-kreu i qeverisë me anë të një postimi në Facebook, ka dënuar ashpër aktin, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet të afërmve të viktimave.

Ja postimi i ish-kryeministrit:

Të dashur miq, një krim horror në përmasat e një masakre, në të cilën u vranë 8 qytetarë, fëmijë, burra, gra dhe u plagosën disa të tjerë, ndodhi këtë mbasdite në Selenicë të Vlorës.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt makabër dhe uruar shërim të plagosurve, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjareve, të afërmve, miqve dhe komunitetit të Selenicës për këtë humbje të rëndë dhe shokuese.

Unë lutem sonte së bashku me ta që shpirtrat e njerëzve të tyre të dashur të gjejnë paqen e merituar! Amin!!! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here