Familjarët thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Na sillni frigoriferë dhe arkivole, trupat kanë nisur të mbajnë erë…

0
213

Tetë anëtarë të tre familjave janë ekzekutuar ditën e djeshme në Selenicë nga i afërmi i tyre, Ritvan Zykaj, ndërkohë që ceremonia mortore nuk është caktuar ende pasi pritet ardhja e familjarëve të tjerë nga jashtë shtetit.

Një kushëri i viktimave, Kostandin Zykaj, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë frigoriferë dhe arkivole për trupat që ndodhen në banesa, pasi janë nxjerrë nga morgu. Sipas tij, trupat kanë filluar të vijnë erë dhe ceremonia mortore do jetë e vështirë në këto kushte.

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm Ritvan Zykajn, 24 vjeç, autor i masakrës që tronditi vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here