Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të killerit të Selenicës

0
174

I baltosur, me fytyrën e gjakosur, ra në prangat e policisë, 24-vjeçari që ditën e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, vrau me kallashnikov 8 persona nga fisi i tij, mes të cilëve dy fëmijë, numri më i madh i personave të vrarë në Shqipëri nga dora e një njeriu.

Ridvan Zykaj u arrestua në një zonë periferike në dalje të fshatit të Selenicës.

Duke qenë bari, i riu ishte njohës i mirë i zonës, dhe nata ishte terren në favor të tij dhe jo policisë.

Në aksionin për kapjen e tij u vunë edhe qenë gjurmues, forca të policisë së Vlorës, RENEA-s, FNSH-së dhe Delta Forcës, derisa këtë mëngjes u bë e mundur kapja e autorit të krimit të 8-fishtë.

Image

Policia shpërndau një foto nga momenti i arrestimit të të riut, ku shihen përpjekjet e tij që ka bërë për tu arratisur në terrenin malor, pasi ka marrë edhe një dëmtim të lehtë pranë syrit.

Operacioni u drejtua nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa mbrëmë në fshat mbërriti edhe ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Panorama ishte mjaft e trishtë.

Trupa viktimash në oborrin e shtëpisë dhe brenda banesave të tyre….8 të tillë.

Ridvan Zykaj vrau gjakftohtësisht pjesëtarët e dy familjeve me mbiemrin Zykaj.

24 vjeçari fillimisht ka qëlluar mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykën. Demir Zykaj së bashku me gruan e tij Ferie Zyka kanë qenë të parët që janë ekzekutuar.

Demir Zyka ishte 75 vjeç ndërsa gruaja Ferie Zyka, 72 vjeçare. Në shtëpinë e Demir Zykës qëndronte dhe djali i tij së bashku me gruan, Azem e Afërdita Zykaj.

Të katër personat janë vrarë në një shtëpi.

Më tutje 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në shtëpinë e djalit tjetër të Demir Zykajt, shtetasit Besim Zykaj.

Në shtëpinë e 42 vjeçarit ndodhej e gjithë familja, gruaja e Besimit, Vasilika Zyka, një vajzë e mitur me emrin Sara Zyka, 17 vjeçe si dhe fëmijën 9 vjeçar Ledjon Zykaj.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here