Pse Nuk Ka Asnjë Videoklip Unikkatil?!

0
216

Unikkatil ka mbajtur koncertin e parë në shtetin duke shqiptar duke elektrizuar të gjithë të pranishmit në Durrës.

Unikkatil ka me miliona klikime në YouTube pavarësisht se asnjë nga këngët e tij nuk ka videoklip.

Pas koncertit këngëtari ka folur për mediat lokale duke treguar edhe pse nuk ka ndonjë videoklip deri më tani reperi.

Ai dha një intervistë për City Tv duke thënë se nuk ka ardhur ende momenti për ndonjë klip.

“Nuk ka ardhur momenti i duhur, por besoj se në të ardhmen do të ndodh një gjë e tillë”, tha prishtinasi.

Mesa duket ai dëshiron ta shfrytëzojë armën më të fortë që posedon deri më tani – fjalët.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here