Nëse shfaq një ndër këto shenja mund të kesh kancer!

0

Si çdo sëmundje tjetër, edhe kanceri (të gjitha format) ka simptomat e tij, që në plan të parë duken sikur s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Problemi është se këto shenja janë kaq të zakonshme sa nuk u kushtojmë rëndësi.

Loading...

Nuk është e thënë që domosdoshmërisht shenjat e mëposhtme të paralajmërojnë kancerin, por gjithsesi një kontroll nuk do t’ju bënte asgjë tjetër veçse t’ju shpëtonte jetën. Nëse e lexoni me vëmendje këtë artikull, mbani mend gjithçka thuhet dhe i vendosni këshillat në zbatim mund të parandaloni një vdekje në kohë.

 

Lodhje

Në rast se ndjeni një këputje të vazhdueshme në trup, ndërkohë që rutina juaj nuk është aspak e lodhshme duhet të bëni një kontroll mjekësor. Diçka nuk po shkon me imunitetin tuaj. Jo domosdoshmërisht keni të bëni me kancerin, ama është një sinjal që nuk duhet neglizhuar.

Gunga

Diçka që shpesh anashkalohet është kanceri i lëkurës. Nuk është e thënë që medoemos lëkura juaj, në segmente të caktuara të duket e frikshme. Ndonjëherë shenjat që ajo shfaq përngjasojnë me nishane apo njolla nën thonj ose të mollëzat e gishtërinjve. Ndryshimi më i vogël në lëkurë duhet t’ju drejtojë për të mjeku.

Humbje e pashpjegueshme peshe

Nëse nuk e keni ndryshuar regjimin tuaj, por nga ana tjetër shihni humbje të shumtë kilogramësh kjo mund të jetë një simptomë e kancerit. Rënia në këto përmasa ndodh kryesisht për shkak të kancerit në stomak, pankreas, ezofag apo mushkëri.

Skuqje e gjoksit

Gjendrat janë shenjat më të zakonshme të kancerit të lëkurës, por jo të vetmet ama. Kur shihni tjetërsime në lëkurën tuaj rreth gjoksit si: skuqje, acarim apo irritim të thithkave, shanset për të qenë e prekur nga kanceri janë shumë të larta.

Të ndjerit e ngopur menjëherë

Kanceri në vezore mund të kapet gjithashtu në kohë në rast se ju jua vini veshin sinjaleve që lëshon trupi. Nëse ngopeni menjëherë pas vetëm 2 3 kafshatave të vogla dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur shkoni menjëherë te një mjek.

Fryrje

Dikush që është i prekur nga kanceri në vezore gjithashtu mund të ndihet i fryrë dhe të ndjejë dhimbje në zonën e barkut. Nëse keni dhimbje abdominale, vështirësi në ngrënie dhe nëse e gjitha kjo ndodh më shumë se 12 herë në muaj, diçka nuk po shkon!

Ethe

Nuk është diçka fort e përhapur, ama ethet mund të jenë një sinjalizim i hershëm i kancerit. Kjo mund të tregojë se kanceri ka nisur të përhapet në zona të ndryshme të trupit dhe mund të keni të bëni me një simptomë të leucemisë apo limfomës, e cila prek sistemin imunitar.

Dhimbje

Dhimbjet e pashpjegueshme në trup janë alarmante. Nëse shkon në palestër dhe ke dhimbje të muskujve kjo është e kuptueshme, ama nëse ke dhimbje ndërkohë që s’mban mend të jesh vrarë diku, ky po që është problem!

Loading...

Lini nje pergjigje