Korrigjimi i kufijve/ Ish-kryeministri suedez: Një rrezik, paqëndrueshmëri gjeopolitike. Rama i hapur për…

0

Ish-kryeministri Suedez Karl Bild në një shkrim për gazetën The Washington Post e sheh idenë për korrigjimin e kufijve në Ballkan dhe specifikisht në Kosovë si të rrezikshëm.

Në shkrimin me titull “Ballkanizimi i mëtejshëm i Ballkanit është një recetë katastrofe” dhe sqaron se diskursi i hapur me propozimin për ndarje të reja në Ballkan sjell paqëndrueshmëri gjeopolitike.

“Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit, diskursi po ngadalësohet duke propozuar ndarje të reja në rajon, që është një recetë për paqëndrueshmëri gjeopolitike”- shkruan ai.

Më tej Bild shkruan se kjo ndarje është si ide e liderave të Ballkanit dhe ata midis tyre bjenë dakord që një gjë e tillë të ndodhi, ai përmend rastin se ideja e Presidentit serb Vuçiç për ndarje territoresh mbështetet edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e kishte konfirmuar këtë ide në një bisedë me ish-kryeministrin suedez.

“Presidenti serb Aleksander Vuçiç po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në një bisedë.”

Qëndrimin e tij Presidenti Vuçic për shkëmimin e territoreve e ka pranuar edhe në një intervistë për gazetën kroate globus ku shprehet se do përpiqet që të marrë prej Kosovës aq sa mundet.

Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, por unë do përpiqem që të marr çfarë të mundem dhe në fund nuk është një humbje totale apo një fitore totale”- shprehet ai për Globus.

Qëndrimi i Presidentit serb për synimin e territoreve në Kosovë siç edhe Bild evidenton mund të sjellë destabilitet për rajonin por qasja e hapur e kryeministrit tonë përbën problem sepse një ndarje e Kosovës do të sillte një shkëndijë për konflikt në rajon dhe do të sillte indicie për synime territoriale edhe nga shtete të tjera.

Kryeministri Rama deri më tani publikisht nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar përidenë e shkëmbimit të territoreve e cila po gatuhet nga qarqet serbe.

Shkrimi i plotë i Karl Bild në The Washington Post

Lini nje pergjigje