Furnizonin marketet me qumësht dhe mish jashtë standarteve. Bllokohen furgonat në…

0
180

Dy furgona me produkte qumështi dhe një tjetër me produkte mishi janë bllokuar nga kontrolli i inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Furgonëve që furnizonin lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës, u ndaluan nga  trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pasi dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius. Një gjobë prej 100.000 për secilin furgon, është vendosur.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye, AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.”, thuhet në njoftimin e AKU-t.

Një furgon tjetët u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here