30 vite nga varja e Havzi Nelës/ Ja kush është ministrja që del kundër Ramës

0
501

Në 39 vjetorin e vrasjes së poetit Havzi Nela nga diktatura komuniste, ku një ndër firmëtarët e vdekjes së tij ishte dhe Kristaq Rama, babai i kryeministrit Edi Rama, ka pasur reagime të shumta.

Edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një reagim të sajin e këa cilësuar si një krim të madh vdekjen e Havzi Nelës, ndërsa shton se e shkuara ende nuk ka vdekur.

Postimi i Kumbaros:

N MEMORIAM Havzi Nela – 10 gusht 1988

“Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!

Ma cfilitën trupin, zemra s’ndihet fare;

Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,

Po e pres lirinë si zogu pranverën!”

Shënojmë sot 30 vjetorin e ekzekutimit të Havzi Nelës, ndër të fundmit martirë të regjimit.

30 vjet më pas, përpiqem të dëshifroj fjalët e kursyera të atyre që jetën ua mori përdhunshëm e përbindshëm diktatura e egër dhe pa dyshim më e gjata në Europë, që jetë nuk kurseu qoftë kur i vari në litar si Havziun, qoftë kur u shkatërroi fatet njerëzore si mijëra shqiptarë:

Na bën mirë t’i rilexojmë për t’i kuptuar më ftohtë në kalim të viteve, por edhe që të mos harrojmë kurrë që e keqja të mos përsëritet, sepse e shkuara nuk ka vdekur, madje ajo as ka kaluar, thotë Faulkner.

Shënim i Havzi Nelës në fund të vjershës “Tirani ynë”:

“Të gjitha këto që shkrova deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë. Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u arrestuesh për së dyti dhe disa të tjera në Burrel. Kuptohet vetiu se këto që janë krijue pa laps e pa fletore, çalojnë dhe nga ana metrike, lanie anën tjetër artistike.

Në këto ditë që mora guximin t’i hedh në letër, sigurisht jam nxitue dhe për ma tepër duke hedhë sytë sa majtas-djathtas se mos kam tërheqë vëmendjen e shokëve që i kam fare pranë. Në këtë punë jam nisë ma tepër t’i hedh si material bruto dhe nuk kam pasë parasysh as anën gjuhësore. Gjuhën letrare nuk e kam zbatue, herë tosknisht e ma shumë gegnisht; nuk kam pasë parasysh as anën ortografike dhe shenjat e pikësimit, etj. Shkurt, due që ta shpëtoj si material, se do të përpiqem, po munda me i nxjerrë jashtë, se u lodha së mbajtuni në mendje…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here