Si të zbardhni rrobat tuaja pa zbardhues të shtuar?

0
Pas disa larjesh, rrobat tuaja, nga të bardha rrezëllitëse shndërrohen në të bardha të zakonshme. Shumë njerëz përdorin detergjentë që përmbajnë zbardhues optikë. Qëllimi i tyre është që t’i bëjnë rrobat më të shndritshme se ç’janë. Zbardhuesit optikë janë kimikate sintetike që i bëjnë veshjet të shkëlqejnë në prani të dritës ultraviolet  duke na bërë të mendojmë se ato janë shumë të pastra.
Por prania e tyre në veshjet tona mund të lidhet me reaksione të shumta alergjike. Gjitashtu kimikatet hyjnë në lëkurë dhe reagojnë duke shkaktuar skuqje apo irritim njësoj si djegia e diellit. Një substancë e gjendur në zbardhues të tillë është edhe benzeni e cila është një substancë mjaft e rrezikshme. Lexoni më poshtë rreth disa metodave natyrale për zbardhjen e rrobave.
Lëngu i limonit
Vendosni rrobat tuaja në një legen të madh me ujë të ngrohtë. Shtoni një sasi të madhe lëngu limoni. Lërini gjithë natën të zhytyra në lëngun e limonit. Të nesërmen futini në lavatriçe dhe lajini si zakonisht. Mos i lini rrobat në lëng limoni për një periudhë të gjatë kohe.
Soda e bukës
Me një përzierje uji dhe sode buke ju mund t’i zbardhni rrobat pa zbardhues shtesë në lavatriçe.

Në 4 litra ujë shtoni një filxhan sodë. Do ta shihni se rrobat do të jenë më të bardha në përfundim.

Peroksid hidrogjeni (3%)
Një filxhan peroksid hidrogjeni (3 %),  të cilin mund ta gjeni në farmaci shtojeni në detergjentin tuaj larës.
Detergjent enësh
Nëse detergjenti juaj i enëve është miqësor me mjedisin, nuk përmban klorinë dhe fosfate, mund të shtoni një filxhan në detergjentin tuaj larës.
Aspirina
Aspirina eliminon përbërësit që u japin ngjyrë të verdhë rrobave tuaja. Zhysni 5 aspirina të bardha në ujë. Lërini pak dhe shtojani detergjentit larës. Kujdesuni mos të përdorni varietete të ngjyrosura të aspirinave.
Uthull e bardhë e distiluar
Shtoni një filxhan uthull të bardhë në detergjentin e rrobave. Mos u shqetësoni për erën e fortë të saj pasi do të largohet gjatë tharjes së rrobave. Uthullën  e bardhë mund ta përdorni edhe në zonën e sqetullave dhe të jakave.
Loading...

Lini nje pergjigje