VIDEO/ Ja si ndodhi aksidenti në Kamëz ku humbën jetën një i ri dhe vajza

0
207

Një aksident i rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku një 29-vjeçare ka përplasur për vdekje një të ri e më pas ka marrë para nënën me dy vajza të mitura.

“BalkanWeb” sjell rindërtimin e ngjarjes në 3D referuar dhe ekspertëve të policisë rrugore, duke dhënë një panoramë të qartë se si ndodhi aksidenti tragjik.

Mësohet se e reja Rozina Koleci ka humbur kontrollin e makinës teksa lëvizte me drejtim nga Tirana drejt urës së Institutit dhe fillimisht ka marrë para 29-vjeçarin Ramazan Isha që lëvizte me biçikletë dhe më pas ka kaluar bordurën ndarëse mes korsive duke përplasur nënën me dy fëmijët e mitur. I riu ka humbur jetën në çast dhe pak minuta pas tij edhe një prej vajzave të mitura, 7-vjeçarja E.N.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me drejtuesen e automjetit që ka shkaktuar humbjen e kontrollit, ndërsa është ndaluar nga policia, por ende nuk është marrë dëshmia e saj për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet.

Nëna Valbona Ndreu me vajzën tjetër ndodhen në spital, ku 6-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Të dyja fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here