Revoltohet Mustafaj: Thaçi të sqarojë publikun çfarë do të thotë “Korrigjim”

0

Publicisti Besnik Mustafaj ka bërë analizën e tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, që është kthyer në debatin kryesor ditët e fundit.I ftuar në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se është më rëndësi që Presidenti Hashim Thaçi ta sqarojë një herë e mirë publikun se si do të procedohet nëse merret një vendim për korrigjim kufijsh.

Po ashtu, ai e konsideroi Serbinë një vend negociator shumë të vështirë.
“Thaçi duhet të sqarojë para opinionit publik se si e mendojnë këtë bashkim të territoreve të Preshevës me Kosovën, e dyta nëse ka ndonjë dëmshpërblim për Serbinë, dhe pse përkon me insistimin e ministrit të Jashtëm Daçiç, për rregullimet territoriale.
Ikja nga Kosova e pjesës veriore, është ikje me rëndësi vitale për shtetin e Kosovës, se janë burime ujore atje lart. Kosova thahet nga etja pa ato burime. Ikën pjesë me rëndësi jetike për mbijetesën e Kosovës. Terreni konkret do e komplikojë punën dhe do ketë kundërshti nga brenda. Do ketë pasoja në nivel ndërkombëtar. Jam i bindur se përpjekjet që bëhen në këtë drejtim, bëhen për realizimin e një objektivi të shtetit serb prej vitesh.
Nuk kam informacion nëse departamenti i shtetit është dakord me diçka të tillë. Por nëse dy venden bien dakord me mirëkuptim, s’besoj se kundështohet nga ndërkombëtarët,” tha Mustafaj.
Loading...

Lini nje pergjigje