Paralajmërimi i Abdulla Hoti për Thaçin: Ke nxjerrë jashtë funksionit diplomacinë e Kosovës…

0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është përgjigjur presidentit, Hashim Thaçi, i cili sot gjatë një konference për media ka thënë se është i gatshëm t’ia lëshoj LDK-së bisedimet me Serbinë.

Loading...

Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se tashmë është e qartë kush do të udhëheq dialogun me Serbinë.

Ai i ka bërë thirrje Thaçit që të qëndroj brenda kompetencave që ia jep Kushtetuta e Kosovës.

Më poshtë postimi i plote i Abdulla Hotit:

Qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë. Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje.

E ftoj z.Thaçi të qëndrojë brenda kompetencave që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese.

Dëmet që z.Thaçi me deklarimet e tij antikushtetuese është duke ia bërë shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare janë të mëdha. Ai e ka nxjerrë jashtë funksionit krejt diplomacinë e Kosovës, si dhe diplomacinë e vendeve mike, duke stopuar plotësisht njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës e kanë vendosur fatin e Kosovës si shtet i pavarur, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush. 

Loading...

Lini nje pergjigje