Shehu: Opozita e mbështet rritjen e prezencës së NATO në Shqipëri

0
124

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi  se opozita e mbështet rritjen e prezencës së NATO në Shqipëri. Ai shfrytëzoi një postim në rrjetet sociale për të rikujtuar të gjithë kontributin e dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrugëtimin e Shqipërisë drejt NATO. Sipas tij, qeveria aktuale nuk duhet të largojë vëmendjen nga aktualiteti politik duke përdorur këto zhvillime.

“Çdo rritje e prezencës së NATO në Shqipëri, është thellësisht e dëshiruar, stimuluar dhe mirëpritur nga ne; kjo është e “shkruar edhe në gjenet” tona. Dua të kujtoj këtu që pothuajse i gjithë rrugëtimi i Shqipërisë drejt NATO lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri në anëtarësimin e plotë tonin aty. Është më e dobishme që kjo qeveri të përpiqet të realizojë “detyrat e shtëpisë” e të mos përdorë vendime të mundshme pozitive të NATO ndaj nesh e rajonit, si “fishekzjarrë” politike për të kamufluar realitetin tonë të brendshëm”, tha Tritan Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here