Ministri i Brendshëm kapet mat me prezantuesen, në plazh

0
614

Puthje dhe pasion nën ombrellë për ministrin e Brendshëm italian ne Romagna. Pushime komplet italiane për Matteo Salvinin dhe Elisa Isoardin, të ngacmuar nga e përjavshmja Chi, që del nesër në treg gjatë një fundjave të nxehtë në Marittima.

Çifti shkëmben përkëdhelje në diell: “Çfarë Maiorca, në Milano Marittima dhe në Romagna kalohen pushimet më të bukura në botë’, ka thënë zv.kryeministri i Italisë.

Mes impenjimeve politike dhe festës së Lega-s, Salvini ka arritur të gjejë disa ditë pushimi për t’i kaluar me prezantuesen italiane, të rrethuar gjithmonë nga të rinj të uritur për selfie.

Një takim dhe një darkë romantike me peshk krudo, zëvendëskryeministri dhe partnerja e tij janë argëtuar në plazh, në bordin e një motoskafi. Në diell ose nën çadër por gjithmonë të përqafuar, kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë. Të dy, siç ka zbuluar “Chi” pak javë më parë, kanë nisur bashkëjetesën zyrtarisht, pasi kanë marrë një shtëpi së bashku në qendër të Romës.

Matteo Salvini ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Në vitin 2003 ai u martua me Fabrizia Ieluzzi, gazetare në një radio private me origjinë puljeze. Me të ka një djalë, Federico.

Pasi u divorcua nga gruaja, Salvini ka bashkëjetuar për disa kohë me Giulia Martinelli, me të cilën gjithashtu pati në fëmijë, në dhjetor të vitit 2012. Bëhet fjalë për vajzën Mirta. Ndërsa në fillim të vitit 2015 revista “Novella 2000” zbuloi historinë mes Salvinit dhe drejtueses televizive Elisa Isoardi, e konfirmuar më pas nga të dy. Ministri i Brendshëm italian është një tifoz i Milanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here