Kujdes! Nesër temperatura rekord, 39 gradë celcius

0
185

Sipas shërbimeve meteorologjike, kulmi i vapës do të jetë nga e mërkura deri ditën e premte.

Meteoalb thotë se termometri do të shënojë 39 gradë celcius në nivelet maksimale, ndërsa mesatarja do të jetë nga 31 deri në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36-38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi i temperaturës do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë).

Ulja e temperaturave pritet të jetë pas fundjavës, ulje që do të vazhdojë për 5 apo 6 ditë, ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here