Intervista/ Nishani: “Propozimi i Thaçit, pasiguri dhe nxitje të konfliktit”

0

Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për Report Tv flet për zhvillimet më të fundit që lidhen me Kosovën, vendimin e NATOS për ta kthyer në një bazë të sajën ish-aeroportin ushtarak të Kuçovës, proçesin e vettingut si dhe për zhvillimet më të fundit në gjirin e opozitës dhe se si është duke qeverisur Edi Rama.

Ish-presidenti Nishani e shikon propozimin e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbime territoresh si një propozim të kahershëm serb dhe të rrezikshëm për të gjithë rajonin.
“Destabilitet, pasiguri dhe nxitje të konfliktit”,- kështu e shikon Bujar Nishani propozimin e Hashim Thaçit. Zoti Nishani gjatë intervistës thekson se “Çdo tendencë apo tentativë për të krijuar një model të rivendikimit të territoreve dhe kufijve të njohur ndërkombëtarisht pas shpërbërje të ish Jugosllavisë midis Kosovës dhe Serbisë, padyshim kthehet në një problem përplasjes rajonale”.

Vendimin e NATO-s për ta kthyer e një bazë të sajën ish-aeroportin e Kuçovës Bujar Nishani e shikon ngushtësisht të lidhur me stabilitetin e Ballkanit po ashtu edhe si një përgjigje për super bazën ushtarake që ka ndërtuar Serbia në NISH.

Për proçesin e deritanishëm të vettingut, Bujar Nishani shprehet se është duke u zhvilluar me standarde të dyfishta dhe se kriza ku është futur Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë ka të bëjë me nxitimin e politikës shqiptare dhe të ndërkombëtarëve për të pasur me doemos një reformë në drejtësi.

Pas traumave politike që ka pasur opozita Bujar Nishani është i mendimit se PD ka pasur një ngjitje për sa i përket komunikimit me publikun dhe një ridimensionim të rolit të saj por sipas tij, duhet një prezencë e përditshme dhe fuqizim i bazës së partisë.

Bujar Nishani parashikon se do të kemi një sezon të ri politik të tensionuar në Shtator pasi opozitës po i mbyllen hapësirat po ashtu edhe si pasojë e kapjes së sistemit të drejtësisë.

Lini nje pergjigje