Debati për kufijtë/ Për herë të parë flet Vuçiç: “Shtatori mund të jetë muaji kur…”

0
217

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po mban një konferencë për mediat në lidhje me debatin e krijuar së fundmi për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë konferencë, Vuçiç ka thënë se synimi i shtetit të Serbisë është që të fitojë diçka më shumë nga ajo që ka tani Serbia.

Sipas Vuçiçit është e qartë që kjo do jetë një zgjidhje mjaft e vështirë për të gjithë. Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që qytetarëve serbë në Kosovë t’ju ofrojë stabilitet.

Pjesë nga deklarata e tij

Çështja është se çfarë vendimi do të marrim për zgjidhjen e çështjes, a do të vazhdojmë me mbulimin sikurse tani dhe a mundet Serbia në të ardhmen të fitojë diçka më shumë se sa sot.

Si president i Serbisë edhe pse është e vështirë për njerëzit që bashkëpunojmë dhe për qytetarët e Serbisë dhe ky vendim nuk është i mirë, zgjidhja e problemit është i domosdoshëm dhe sa më parë.

Na nevojitet paqe dhe jetëgjatësi mes nesh dhe shqiptarëve. pra është e domosdoshme paqja mes serbëve dhe shqiptarëve. Na nevojitet një zgjidhje që siguron paqe për popullin tonë kurse ata të sigurojnë për popullin e vet. Për neve është e rëndësishme që të sigurojmë një stabilitet afatgjatë për popullin tonë.

Në qoftë se nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës do të kemi  1 milion njerëz më pak në Serbi.

Shtatori mund të jetë muaji kur do të zgjidhet çështja e Kosovës.

Javën e kaluar Vuçiq iu bëri thirrje serbëve për qetësi dhe të mos binin pre e provokimeve pasi ishte paralajmëruar nga Sava Janjiq se serbët do të shpallin autonomi në veri të Mitrovicës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here