Standard.al

Si e pastroi diktatori Enver Hoxha foton me partizanët dhe tym cigareje

1

Historiani Kastriot Dervishi sjell të tjera foto të retushuara gjatë periudhës së komunizmit.

Këtë radhë protagonist i tyre është vetë diktatori Hoxha, i cili  është fotografuar në Vithkuq të Korçës, por duket se në foto ka pasur disa element që nuk e ndihmonin imazhin e tij.

Nga Kastriot Dervishi

Në fotot e propagandës, udhëheqësi duhet të dalë largpamës. Si pamja e tij ashtu edhe sfondi duhet të jenë gjithnjë të përkryera sepse kështu i shërbejnë manipulimit. Në të kundërt fotot përpunoheshin e pastroheshin.

Populli duhej të krijonte një përfytyrim sa më afër gënjeshtrës së regjimit. Sjellim foton e radhës. Enver Hoxha është fotografuar këtu në Vithkuq të Korçës me rastin e formimit të brigadës së parë.

Image

Origjinali (majtas) siç ruhet në Arkivin e PPSH-së dhe fotografia e manipuluar në albumet e diktatorit (djathtas). Për fatin e keq të qatipëve të propagandës, udhëheqësi kishte pozuar me tym cigareje në fytyrë.

Po ashtu, pas tij vijnë të shkujdesur dy partizanë. Siç ishte fotografia nuk përçonte mesazhet e duhura. Nuk duhet të ishte me tym e i shkujdesur dhe ato partizanët nga prapa që nuk tregonin as disiplinë e rregull, nuk duhej të prishnin sfondin. Hiqen partizanët nga fotoja e gjithashtu hiqet edhe tymi nga fytyra.

1 Comment
  1. Jak Boston says

    Keshtu ka luftuar komandant Suma duke bere foto.

Reply To Jak Boston
Cancel Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.