Rohan: Idetë për ndarje e shkëmbim territoresh, të rrezikshme, Kosova i ka bërë kompromiset e saj me Pakon ‘Ahtisaari’

1
232

Albert Rohan, ish-numri dy në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, diplomati austriak ka thënë se Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj, duke pranuar Pakon e Marti Ahtisaarit, mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritetet, në veçanti për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentralizimin e kompetencave administrative, Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj”, ka thënë ish-zëvendësi i Ahtisaarit. Por,
sipas tij, reciprociteti ka munguar nga ana e Serbisë, për të cilën thotë se vazhdon të ketë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës.

“Si hap i parë, Serbia duhet të ndalë agjitacionin e vet armiqësor kundër Kosovës, duke bllokuar lirinë e lëvizjes dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen në forume rajonale.

Hapi përfundimtar duhet të jetë njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia”, ka theksuar Rohan. Muajve të fundit brenda debatit të dialogut ka zëra që avokojnë ndarjen ose shkëmbimin e territoreve të Kosovës si një zgjidhje përfundimtare.

Presidenti Hashim Thaçi refuzon ta quajë shkëmbim, por vetëm korrigjim të kufirit me Serbinë, ani pse e ka institucionalizuar kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën. Por ka refuzuar të tregojë se çka do të jepte Kosova në këmbim të Luginës. Ndërkaq zyrtarët më të lartë serbë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, vazhdojnë të pohojnë publikisht se kjo është “e vetmja zgjidhje realiste”. “Unë kam kundërshtuar vazhdimisht idenë e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve. Këto janë koncepte të vjetruara të shekujve të mëparshëm, të cilat nuk duhet të kenë vend në kohët moderne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Pershendetje,
    Te lumte goja I nderuari .Diplomate Austria Mr.Rotan,
    Keni gjetutre Koehn dhe momentin,e e duhure per te dhen ne mamentime historic,
    diplomatike,politike per ”shenimin”,e kufirite ose korigjimin”qe jama, terminology ,me papa veprim tragjike. dote nuke mind te shtrohet”kembim” app ”bashkime per kosovenAjo ka kushtetuten e vets.
    Fjalab”korigjimbeshte mistifikim.,Pa kuptimeTe se drejtes nderkokombetare.
    Ju,mr.diplomate sqaroni qe pakoja e”AHTISAARIT” eshte mkushtetutve Vogel ebkosovesbaty Jane pasquruare leshimetve kosoves
    Po Kosovar po shkeli atisaarin ka marrevfunde.
    Po pse shenohet kufiri pa e njohure kosoven ???
    shkelet Sovraniteti Dhe ne je mi dakord per te shtruare
    ne tavolin problemin e presherves,metvegjes,bujanocite
    qe edhe serbise
    Europa duhet thot ti japin te drejta te komunave Serb ne
    Kosov tu jape dhe kominave te presherves bujanocit,
    matvegjese,Novi pazarit,koloshinite et jetj.
    Eoropa luane me karta te ndryshme – 2 standarte
    serbin e perkdhel e kosoves I bene bene leshim
    Der KURE????
    E kot vazhdojn bisedimet pa funder???
    .Serbia thote nuke e njoh kosoven??atehere bisedimet
    Jane kete.Europa nuke ju thote vendeve te b.eeropjan
    ,njfeni kosoven c’fare ka greqia e qiproja qe nuke e
    njohine.
    Atere Kosova ti those cur te mbarosh pune sebi me
    kosoven atehere do Hyshee ne Europe.
    Duhet percaktohet ne kushretetun Serbve
    qe komunat serbe s’kane te drejtev ”referendumi ”
    Me keqardhje diplomatic shqiptar ne arenen
    nderkombetare nuke ka aqe organizimin apo jehonen e
    viteve te shpalljes
    Pavarsise.
    Ishalla diplomaciav nderkombetre e
    lexjon ket deklarate tuajen sidomos
    Serbia,rusia,franca etj etj
    Urimet me te Mira
    Prof?Muharremm Dika
    Fatbardh Dock Scientific Collaborator

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here