Reagon ish-presidenti: “Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve”

0

Ish-presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar reagimeve për kufirin e Kosovës. Përmes një statusi në Facebook, Nishani thekson se Kosova nuk është një çështje e thjesht e një shteti por ”Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët”. Mes të tjerash ai e cilëson Kosovën ”Jerusalemi i shqiptarëve”, ndërsa shtoi se nga aty kanë nisur dhe kryengritjet për liri.

REAGIMI I NISHANIT

Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.

Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.
Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.

Lini nje pergjigje