Pas Ozil, një tjetër veteran i thotë lamtumirë Gjermanisë

0

Është kohë rinovimi për përfaqësuesen e Gjermanisë, pas dështimit të madh në “Rusi 2018”, ku skuadra e Joakim Low nuk arriti të kalonte as fazën e grupeve, ndonëse ishte kampionia në fuqi e turneut.

Loading...

Largimi plot polemika i Mesut Ozil është pasuar nga një tjetër lamtumirë. Mario Gomez, nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja. 33-vjeçari, pjesë e Shtutgartit në Bundesligë, ka qenë pjesë e “Pancerave” që nga viti 2007, duke regjistruar plot 77 ndeshje dhe 31 gola.

“E kam patur për nder të luaja me Gjermaninë në Kampionatin Europian dhe Botëror, kam realizuar një ëndërr. Është koha për t’u lënë hapësirën të rinjve të talentuar, që edhe ata të mund të realizojnë ëndrrën.

Gjithsesi, në rreshtat e fundit të postimit të tij, Gomez e lë të hapur mundësinë e rikthimit, sigurisht vetëm nëse Loë do të mendojë se ndihma e tij është e domosdoshme.

“Do të kthehesha vetëm nëse do të ndihesha gati dhe trajneri do të kishte vërtet nevojë për mua. Gjithsesi është koha për t’i përshëndetur, dashuria ime për Gjermaninë është e pamatë.”

Loading...

Lini nje pergjigje