‘Harrohen’ në Pisa 100 shqiptarë, ja çfarë ka ndodhur…

0
303

Më shumë se 100 pasagjerë janë në pritje që të nisen nga Pisa në Tiranë.

Kompania ajrore ‘Fly Ernest’ është vonuar për 24 orë dhe pasagjerëve nuk u jepet asnjë njoftimi mbi shkaqet e vonesës.

Në një linjë telefonike për FaxNews një nga pasagjeret tregon se nisja duhet të ishte kryer me datën 5 gusht në orën 13:00.

‘Ne duhet të niseshim me datë 5 gusht në orën 13:00, nga Pisa në Tiranë, kemi 24 orë që presim pa pasur asnjë paralajmërim.

Jemi akoma në pritje pa pasur një përgjigje të saktë nga kompania e fluturimit. Në këto momente që flasim jemi në një hotel. Nuk kemi asnjë lloj informacioni tjetër.

Si nga Shqipëria si nga Italia linjat janë të bllokuara. Jemi më shumë se 100 pasagjerë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here